Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Marte, 05.04.2016
Komisioni për Integrime Evropiane, i drejtuar nga Teuta Sahatqija, kryetare, u mblodh sot për shqyrtimin e Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmerisë me legjislacionin e BE-së.
Komisioni pas shqyrtimit të Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës me amendamentet e Komisionit funksional, e vlerësoi se projektligji është në përputhshmeri me legjislacionin e BE-së, si dhe theksoi se janë marrë parasyshë vërejtjet dhe rekomandimet nga mandati i kaluar.
Në fund Projektligji u votua për shqyrtim në seancë plenare të Kuvendit.