Lajmet e fundit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...

E Premte, 01.04.2016




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, kryesuar nga Salihe Mustafa, zv. kryetare e parë e komisionit, ka shqyrtuar dje Raportin me rekomandime të Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik.

Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji ishte i pranishëm edhe drejtori i shoqatës, "Handikos", Afrim Maliqi, ndërkaq, Raportin e paraqiti kryetari i grupit punues për amendamentimin e projektligjit, deputeti, Nenad Rashiq.

Pas shqyrtimit të amendamenteve, komisioni i miratoi ato dhe vendosi që ky projektligj të procedohet tutje.

Kryetarja e komisionit, Lirije Kajtazi, nga ana e saj, falënderoi anëtarët e komisionit dhe grupin punues për angazhimin e tyre lidhur me këtë projektligj.

 

 

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...