Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme

E Enjte, 31.03.2016




Komisioni për Punë të Jashtme, i drejtuar nga Enver Hoxhaj, kryetar, u mblodh sot për të shqyrtuar Raportin me rekomandime për Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Kryetari, Hoxhaj, e filloi mbledhjen duke vlerësuar punën e grupit punues dhe amendamentet e propozuara për këtë Projektligj.

Në vazdhim, kryetarja e grupit punues, Blerta Deliu-Kodra, paraqiti raportin me amendamente. Ajo sqaroi se janë konsultuar me të gjitha palët e interesuara, ndërkaq, njoftoi se vërejtjet dhe rekomandimet e tyre janë inkoporuar në amendamente.
Pas shqyrtimit, komisioni e miratoi raportin me amendamente.

Në fund të kësaj mbledhjeje, komisioni miratoi edhe raportin për kandidatët për ambasadorë, të propozuara nga Ministria e Punëve të Jashtme.

 

 

 Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme