Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...
E Mërkure, 30.03.2016
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, drejtuar nga Fadil Demaku, zëvendëskryetar, u mblodh sot për adresimin e sfidave që dalin nga Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2015 dhe nga Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Gjatë kësaj mbledhjeje, komisioni vendosi të emërojë një referues i cili do të pikasë sfidat që përmban Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2015, si dhe Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocim, i cili do të raportojë në Komision.
Në fund, Komisoni propozoi që gjatë muajit të ardhshëm të mbajë një takim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe atë FSK-së.