Lajmet e fundit
Nga takimi i Znj. Sahatqija me ambasadoren franceze në Kosovë, Maryse Daviet dhe anëtarin e Parlamentit Francez Pierre-Yves Le Borgn
E Mërkure, 30.03.2016
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija, ka pritur dje në takim ambasadoren franceze, Maryse Daviet, si dhe anëtarin e Parlamentit Francez për qytetarët francez që jetojnë jashtë Francës, Pierre-Yves Le Borgn.
Sahatqija shprehu në fillim falenderimin shtetit francez për mbështetjen e vazhdueshme në të kaluarën, si dhe sot në proceset e integrimeve europiane.
Ajo gjithashtu iu tregoi edhe për proceset integruese nëpër të cilat po kalon Kosova, për Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA dhe nevojën e bashkërendimit të veprimeve nëpër organizata dhe institucione të ndryshme sikur në Këshillin e Evropës dhe atë të Parlamentit Evropian.
Ndërkaq, deputeti Le Borgn u interesua rreth procesit të Liberalizimit të vizave dhe kriteret, si dhe shprehu përkrahje që ky proces të përfundojë sa më shpejt.
Le Borgn u interesua edhe për diasporën e Kosovës, për lidhjen e tyre me Kosovën dhe mundësitë e kontribuimit në zhvillimin ekonomik të vendit.
Në fund, Sahatqija, ceku pengesat me të cilat po ballafaqohet Kosova me pensionet e ndalura nga Sërbia për qytetarët kosovarë me nacionalitet shqiptar.
Le Borgn premtoi se do ta ngritë këtë çështje në Këshillin e Evropës dhe do të kërkojë zgjidhje për pensionistet kosovarë.