Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 30.03.2016




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga znj.Jasmina Zhivkoviç, kryetare e Komisionit, shqyrtoi Projektligjin nr.05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm në Zyrën Kombëtare për Auditim të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funkcional për Mbikëqyrjene e Financave Publike.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-s, të Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, si dhe përfaqësuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së kryetarit të Republikës së Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionitpërkrahën prodedimin e mëtejmë të Projketligjit nr.05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm në Zyrën Kombëtare për Auditim të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funkcional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për miratim në lexim të dytë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

 Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim