Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport
E Marte, 29.03.2016
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari i komisionit, Nait Hasani, mbajti sot mbledhje me përfaqesuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për shqyrtimin e Projektligjit për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës.
Kryetari, Hasani, paraqiti propozimet për ndryshim të amendamenteve.
Gjatë shqyrtimit të amendamenteve, komisioni kërkoi sqarime të detajizuara nga Ministria, për çështjen e themelimit të Këshillit Shtetëror për Profesionet e Rregulluara.
Në fund, komisioni vendosi që të vazhdojë në një mbledhje tjetër me amendamentet e pashqyrtuqara.