Lajmet e fundit

Kryetari Veseli uron besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve

E Shtune, 26.03.2016




Me rastin e Festës së Pashkëve Katolikë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një telegrami ka uruar Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarë katolikë në Republikën e Kosovës.


"Të gjithë besimtarëve katolikë, familjeve të tyre, në Kosovë e diasporë, gëzuar Pashkët! Festa e Ringjalljes së Krishtit, simbolizon ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen, të shpresës mbi dëshprimin, të drejtësisë mbi padrejtësinë. Janë pikërisht këto vlera dhe besimi në to që i japin kuptim jetës tonë. Për shumë mot, gëzuar!", thuhet në urimin e kryeparlamentarit Veseli.

Kryetari Veseli uron besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve