Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli u nënshkrua në librin e zisë në Zyrën belge në Prishtinë

E Enjte, 24.03.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u nënshkrua sot në Librin e zisë në Zyrën e Belgjikës në Prishtinë, e hapur me rastin e vrasjes së mbi 30 personave të pafajshëm në Bruksel, nga sulmet terroriste të dy ditëve më parë.


"Brukseli sot, si kryeqendër e Bashkimit Evropian, simbolizon idealin e paqes, bashkëpunimit e bashkëjetesës mes kombeve e shteteve të lira.


Ky është ideali më i çmuar i njerëzimit, të cilin asnjë ideologji e dhunshme, nuk ia ka dalë ta shkatërrojë, e nuk do t'ia dalë as terrorizmi i sotshëm", shkroi në librin e zisë kryeparlamentari Veseli.

Kryeparlamentari Veseli u nënshkrua në librin e zisë në Zyrën belge në PrishtinëKryeparlamentari Veseli u nënshkrua në librin e zisë në Zyrën belge në Prishtinë