Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...
E Enjte, 24.03.2016
Pas miratimit në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i drejtuar nga Selvije Halimi, zëvendëskryetare, shqyrtoi amendamentet e këtij projektligji.
Pas shqyrtimit të tyre, komisioni i miratoi ato, ndërkaq, pritet që Kuvendi gjatë ditës, në një mbledhje të veçantë, të bëjë shqyrtimin final të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.