Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 23.03.2016




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga zëvendëskryetari i komisionit, Ali Sadriu, u mblodh sot për shyqrtimin dhe miratimin e amendamenteve për Projektligjin për Auditor të Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryetari, Sadriu, paraqiti propozimet për ndryshim të amendamenteve. Gjatë mbledhjes dy amendamente hapen debat, ai për procedurën e zgjedhjes së zëvendesauditorit, si dhe ai lidhur me audtimin e subjekteve politike.

Pas shqyrtimit të të gjitha amendamentëve, komisioni i miratoi ato për procedura të mëtejme në Kuvend.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike