Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 22.03.2016
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të cilin e ka kryesuar, zonja Jasmini Zhivkoviq, kryetare e Komisionit, ka mbajtur mbledhje në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte Raportimi i drejtorit të Zyrës së Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës përkitazi me implementimin e strategjive qeveritare që merren me çështjen e komuniteteve.
Në mbledhjen e lartpërmendur përveç anëtarëve të Komisionit, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, KDI-së dhe të Bordit Këshillëdhënës për Komunitete në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Në fillim të mbledhjes së lartpërmendur të Komisionit, kryetarja e Komisionit, zonja Zhivkoviq, përveç të tjerash ka theksuar, që për të marr pjesë dhe për të dhënë informacione shtesë përkitazi me pikën lartpërmendur të rendit të ditës, në këtë mbledhje me shkresë zyrtare kemi ftuar Drejtorin i Zyrës së Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Ivan Tomiq, por, mjerisht sot në këtë mbledhje të Komisionit nuk po merr pjesës ai personalisht e as që ka autorizuar ndonjë zyrtarë nga kjo Zyre.
Në fund të mbledhjes, Komisioni mori Vendim që në emër të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Zyrës së lartpërmendur t`i dërgohet shkresë zyrtare në mënyrë që Drejtori i Zyrës së Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Ivan Tomiq, të ftohet në mbledhjen e ardhshme (e cila planifikohet që të mbahet, më 29.03.2016) dhe të paraqet implementimin e strategjive qeveritare që merren me çështjen e komuniteteve.