Lajmet e fundit
Nga takimi i Znj. Sahatqija me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç
E Marte, 22.03.2016
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija, ka pritur sot në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Në fillim të takimit, Sahatqija, shprehu keqardhje për ngjarjet e fundit që i ndodhën Turqisë nga sulmet terroriste, ndërkaq, u shprehë e bindur se Turqia do të gjejë forcë për tejkalimin e kësaj gjendjeje.
Ajo më pas e falënderoi ambasadoren, Kiliç për përkrahjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës në rrugën e saj drejt shtetëformimit.
Ambasadorja Kiliç, nga ana e saj, e falënderoi Sahatqijen për konsideratën e saj të shprehur lidhur me ngjarjet në Turqi, ndërkaq, premtoi se shteti i saj do të mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen.
Ajo vlerësoi se e ardhmja e Kosovës dhe e Turqisë do të jetë në Bashkimin Evropian.