Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Marte, 22.03.2016
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i komisionit, shqyrtoi Raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për arsimin parauniversitar.
Lidhur me këtë, grupi punuese për monitorimin e këtij Ligji paraqiti rekomandimet dhe vërejtjet, të nxjerrja nga vizitat nëpër shkolla.
Botimi i akteve nënligjore në gazetën zyrtare, ndryshimi i udhëzimit administrativ për tekstet shkollore falas, nxjerrja e udhëzimit administrativ për kodin e sjelljes nëpër shkolla fillore, masa për shkollimin adekuat nëpër qendrat korrektuese, ndryshimi i Ligjit për shërbimin civil për mësimdhënësit e paaftë për punë, si dhe ndryshimi i formulës së financimit të shkollave, ishin vetëm disa nga rekomandimet e hartuara lidhur me këtë Ligj.
U diskutua po ashtu edhe mungesa e një komisioni të pavarur për kontrollimin e teksteve shkollore për minoritetin serb, për të vlerësuar nëse janë në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi edhe për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Lidhur me këtë, Komisioni mori vendim që të mbajë një dëgjim publik, në të cilën do të ftohen të gjitha palët e interesit.