Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Marte, 22.03.2016




Plani i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për zbatimin e MSA-së, ishte temë e debatit të sotëm në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, i drejtuar nga Teuta Sahatqija, kryetare.


Për të shtjelluar këtë çështje, në takim ishte e pranishme edhe ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.


Në fillim të takimit, Sahatqija informoi ministren për publikimin e marrëveshjes së MSA-së në gazetën zyrtare të BE-së.


Ministrja, Bajrami, ndërkaq, informoi për takimet e organizuara nga MTI-ja me bizneset, të cilave u është shpjeguar për standardet, të cilat duhet përmbushur e që kërkohen në tregun e BE-së.


Ajo shtoi më pas, se MTI-ja është duke hartuar një koncept-dokument për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësim të konformitetit.


Ministrja Bajrami, foli edhe për planifikimin e ministrisë lidhur me amendamentimin e Ligjit të Metrologjisë, si dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë në Metrologji.


Raportoi po ashtu, edhe për Ligjin për Standardizim, funksionalizimin e Këshillit të Inspektoratit, si dhe përmirësimin e koordinimit institucional për mbikëqyrjen e tregut.


Pas raportimit të ministres, komisioni, paraqiti vërejtjet e tyre rreth mbrojtjes së konsumatorëve.


Mbledhja vazhdoi me shqyrtimin e Raportit të grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale.


Komisioni, e miratoi raportin e grupit punues, i cili do të procedohet tutje për në mbledhje plenare të Kuvendit.

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane