Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 22.03.2016




Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2014, ishte temë e debatit të sotëm në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit.

Gjatë diskutimit, anëtarët e komisionit vunë në pah një mori mangësish të këtij raporti, duke nënvizuar perfomancën e dobët të bordeve, si dhe rënien e produktivitetit në disa ndërmarrje.

Pas debatit, kryetari, Mustafa, lexoi rekomandimet e hartuara nga Komisioni, nëpërmjet të cilave kërkohet nga Qeveria që të jetë më e vëmendshme për sa i përket ndërmarrjeve publike, përkatësisht performancës dhe transparencës së tyre.

U kërkua po ashtu të ngritën edhe kapacitetet e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, ndërkaq, nga MZHE-ja dhe Auditori Gjeneral, të përcaktohen më qartë procedurat e auditimit.

Pas kësaj, raporti me rekomandime u hodhën në votim.

Përpos deputetit, Blerim Grainca, ato u përkrahën nga anëtarët e tjerë të komisionit, pjesëmarrës në takim.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...