Lajmet e fundit

Kryetari Veseli dënon ashpër sulmet terroriste në Bruksel

E Marte, 22.03.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një deklarate, ka dënuar ashpër sulmet terroriste në Bruksel, për pasojë të të cilave mbetën të vdekur disa persona.


"Sulmet e sotme terroriste në kryeqytetin e Bashkimit Evropian në Bruksel, janë sulme barbare që synojnë të ndryshojnë vlerat dhe institucionet tona më të çmuara që ka krijuar njerëzimi, demokracinë, liritë e njeriut dhe projektin madhështor të Evropës së Bashkuar.


Në këtë ditë të rëndë, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë brengën dhe dhimbjen me qytetarët dhe institucionet e shtetit belg. Ky sulm është sulm edhe ndaj aspiratave tona integruese euro-atlantike.


Terrorizmi po lëndon dhe shkakton viktima, por kurrë nuk do të arrijë t'i rrënojë vlerat tona evropiane.
Civilizimi gjithmonë triumfon mbi barbarinë, ashtu sikurse demokracia mbi çdo ideologji e fanatizëm të dhunshëm", thuhet në deklaratën e kryetarit Veseli.

 

 

Kryetari Veseli dënon ashpër sulmet terroriste në Bruksel