Lajmet e fundit
Dëgjim publik nga Komisioni për Legjislacion...
E Hënë, 21.03.2016
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i drejtuar nga Selvije Halimi, zëvendëskryetare, mbajti sot dëgjim publik, në të cilin u shqyrtua Porjektligji për Kundërvajtje.
Me qëllim që ky dëgjim publik të arrijë efektin e dëshirueshëm në përmirësimin e ligjit, komisioni kishte ftuar përfaqësuesit e Shoqerisë Civile, Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Policisë së Kosovës si dhe OSBE-në.
Diskutimi u hap nga zëvendëskryetarja, Halimi, e cila vlerësoi se projektligj ka një rëndësi të veçantë, ndërkaq, u angazhua rreth amendamentit që rregullon heqjen e dënimit me burg për kundërvajtje, si dhe zëvendësimin e tij me një amendament që parasheh masë më të lehtë ndëshkuese.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim të ngushtë me komisionin, duke vlerësuar po ashtu, të nevojshëm ndryshimin thelbësor të këtij projektligji.
Përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shprehen shqetësimin e tyre lidhur me numrin e madh të lëndëve për kundërvajtje, ndërkaq, mirëpritën iniciativën për ndryshimin e Ligjit aktual.
Ata po ashtu, u deklaruan të gatshëm për një bashkëpunim të ngushtë me komisionin, duke ofruar ndihmën e tyre gjatë fazës së amendamentimit të këtij projektligji.
Gjithashtu edhe përfaqësues të OSBE-së, shprehen komente pozitive rreth projektligjit, duke e vlerësuar atë në përputhje me standardet ndërkombetare.
Ne fund, Halimi, kërkoi me shkrim të gjitha komentet nga pëfaqësuesit e shoqerisë civile si dhe nga instutucionet, që të merren parasysh gjatë punës së grupit punues.