Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Enjte, 17.03.2016
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot raportet e komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për procedurën e përgjithshme administrative.
Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Administratës Publike, të cilët nuk paraqitën vërejtje ndaj raportit.
Pas kësaj, Komisioni e përkrahu këtë projektligj, i cili do të procedohet tutje për shqyrtim final në mbledhjen plenare të Kuvendit.
Është shtyrë për mbledhjen e radhës, ndërkaq, shqyrtimi i plotësim - ndryshimit të Ligjit për RTK-në.