Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Mërkure, 16.03.2016
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga znj. Jasmina Zhivkoviç, kryetare e Komisionit, në mbledhjen e sotme debatoi vetëm për një pike të rendit të ditës: Diskutim për Projektin e përkrahjes të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) në lëmin e legjislacionit hulumtues.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, përfaqësuesit e Ambasadës amerikane dhe të Zvicrës në Prishtinë, përfaqësuesit e KDI-së, si dhe ata të Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës .
Në fillim të kësaj mbledhje, përfaqësuesja e KDI-së znj. Qëndresa Mrasori, përveç tjerash, theksoi se KDI me përkrahjen e USAID-it, i është qasur projektit qëllimi i të cilit është përkrahja e Sekretarisë së Kuvendit të Kosovës në hulumtime parlamentare, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e legjislacionit që nxirret në Kosovë.
Në vazhdim, zonja Mrasori, përveç tjerash, theksoi edhe atë se me kërkesën e komisioneve kuvendore në lidhje me çështjet e specializuara, KDI me kuadrin e vet profesional, do të kontribuojë në ofrimin e hulumtimeve të jashtme, dhe krejt kjo në dobi të kualitetit më të madh kualitativ të analizave të legjislacionit, kualitetit të hulumtimeve dhe analizave, si dhe në ofrimin e kontributit përmbajtjesor të programit nacional për legjislacion.
Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit e përshëndetën këtë nismë të KDI-së me përkrahjen e USAID-it dhe si Komision janë të gatshëm të kërkojnë që ekspertët e KDI-së, me profesionalizmin e vet, të ndihmojnë në hartimin sa më kualitativ të projektligjeve, si dhe në lëmin e dokumenteve tjera me interes për punën dhe fushëveprimin e këtijKomisioni.