Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport
E Marte, 15.03.2016
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknlogji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari i komisionit, Nait Hasani, mbajti sot mbledhje në të cilen raportoi ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, lidhur me pajisjen e nxënësve me tekste shkollore falas, shpërndarjen, përdorimin dhe ruajtjen e tyre.
Kryetari i komisionit, hapi mbledhjen me një prezantim të shkurtër rreth punës, si dhe i paraqiti ministrit shqetësimet e komisionit.
Ministri Bajrami, në fillim të fjalës së tij, e përgëzoi komisionin për punën që është duke e bërë, si dhe për monitorimin e Ligjit për Arsimin Parauniversitar. Në vazhdim, Bajrami, e informoi komisionin rreth Këshillit për tekste shkollore, i cili tashme ka filluar punën e tij, si dhe për pikat rekomanduese që i ka nxjerrë ky këshill. Ai theksoi se mënyra e shpërndarjes së librave bëhet sipas udhëzimit administartiv, ndërkaq për numrin e nevojshëm të librave, informatat merren nga drejtoritë e arsimit nëpër komunat përkatëse. Ai gjithashtu, bëri të ditur se ministria është e informuar rreth çështjes së librave që kanë mbetur të pashrytëzuara, gjuhës së papërshtashme nëpër tekstet shkollore, si dhe mos përmbatjes së njëjtë programore, çështje këto që janë në procedurë për t'u rregulluar, por që ka nevojë për ndryshime në udhëzimin administrativ dhe në ligj.
Ministri Bajrami, gjithashtu informoi komisionin për librat e ndara për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, duke bërë të ditur se librat janë dërguar sipas vendimit të Qeverisë dhe së gjithcka ka ecur në procedurë të rregullt dhe sipas ligjit. Por, sipas tij, problemet janë paraqitur nga ana e Serbisë. Ai gjithashtu bëri të ditur se këto libra nuk do të ndërrojnë destinacionin e tyre, por vetëm përkohësisht janë kthyer, derisa të gjendet një zgjidhje adekuate për dërgimin e tyre në Luginën e Preshevës.