Lajmet e fundit
Nga mbledhja plenare e Kuvendit
E Marte, 15.03.2016
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme plenare, të kryesuar nga Xhavit Haliti, nënkryetar, nuk votoi rekomandimin e Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Pas dy votimeve të përsëritura, Kuvendi nuk pati kuorum për emërimin e kryesuesit dhe të një anëtari të këtij institucioni.
Nënkryetari Haliti bëri të ditur gjithashtu, se sipas rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur, asnjëri nga kandidatët e propozuar nga komuniteti serb, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për procedim në seancë plenare.