Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale znj. Flora Brovina, sot takoi Ambasadorin e Austrisë në Kosovë z. Gernot Pfandler
E Hënë, 14.03.2016
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, në fusha të ndryshme si dhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi me theks të veçantë u diskutuan mundësit e bashkëpunimit në funksion të avancimit të sektorit të shëndetësisë së Kosovës si dhe çështjen e pensioneve të qytetarëve tanë të cilët kanë punuar në Austri.
Kryetarja e komisionit, Brovina, e falënderoi ambasadorin z. Pfandler, për mbështetjen e vazhdueshme e të pakursyer që Austria ka dhëne dhe ende vazhdon të jap për Kosovën.
Ambasadori z. Pfandler, ndërkaq bëri një elaborim të mbështetjes që ka bërë Austria për Kosovën deri me tani si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar edhe me tej që të ofroj mbështetje konkrete.
Në kuadër të kij takimi u diskutua me theks të veçantë rreth Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK.
Znj. Brovina, shprehu keqardhjen për mos ratifikimin e marrëveshjes ne Kuvend, njeherit u zotua se Komisioni për shëndetësi Pune de Mirëqenie Sociale ka ftuar ne takim Ministrin e Shëndetësisë ku do të diskutohet pikërisht lidhur me këtë marrëveshje si dhe do të shqyrtojmë mundësinë të riprocedohet edhe njëherë kjo marrëveshje ne kuvend për ratifikim.
Ambasadori z. Pfandler instrumenti i kredisë së butë nuk është shfrytëzuar sa duhet një gjë e tille duhet të shfrytëzohet pasi që vlerësojmë se është në të mirë të Kosovës respektivisht në të mirë të sektorit të shëndetësisë. Sa i përket Ministrisë së Financave të qeverise se Austrisë gjithçka është në rregull në këtë rast vetëm pritet ratifikimi nga Kuvendi dhe të filloj se implementuari kjo marrëveshje.
Znj. Brovina dhe z. Pfandler u pajtuan se të dy vendet do të vazhdojnë me bashkëpunimin e nevojshme për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektor të ndryshëm.