Lajmet e fundit
Deklaratë e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, lidhur me sulmin ndaj zyrave të Presidencës
E Shtune, 12.03.2016
Sulmi i mbrëmshëm kundër zyrave të Presidencës së Republikës së Kosovës, është një veprim kriminal, i cili përveç cënimit të këtij institucioni, ka për synim të krijoj klimën e pasigurisë tek qytetarët e Kosovës, si dhe të dëmtoj imazhin e shtetit të Kosovës duke i bërë përditshmëri veprimet e këtilla anarkiste, të cilat janë duke ndodhur tash e një kohë në vendin tonë.
Është në interesin e qytetarëve dhe shtetit që mekanizmat ligjorë të sigurisë e drejtësisë të veprojnë shpejt dhe me vendosmëri në zbardhjen e organizatorëve dhe kryesve të këtyre veprimeve të turpshme, të papranueshme dhe të dënueshme.
Rendin demokratik dhe ecjen përpara të Republikës së Kosovës nuk do të mund ta ndaloj asgjë, e aq më pak veprime të kësaj natyre.