Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Premte, 11.03.2016




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i drejtuar nga Selvije Halimi, zëvendëskryetare, u mblodh sot për shqyrtimin e propozimeve për anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, shqyrtimin e Projektligjit për Patentë Shofer, formimin e grupit punues për Projektligjin për Kundërvajtje, si dhe formimin e dy grupeve monituruese për ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, si dhe të ligjit për provimin e jurisprudencës.

Zëvendëskryetarja, Halimi, pasi bëri prezëntimin e kandidatëve për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të propozuar nga Fakulteti Juridik dhe një Kolegji Privat, hapi diskutimin rreth tyre. Gjatë diskutimit anëtarët e komisionit u dakorduan që të presin plotësimin e emrave edhe me propozime nga shoqëria civile dhe Oda e Avokatëve, para së të procedohen propozimet për në Senacë Plenare.

Ndërkaq, komisioni, vendosi që pas vëretjëve për Projektligjin për Patentë Shofer, këtë ta kthejë në komisionin përkatës funksional, me një raport në të cilin janë të përfshirë vëretjet dhe rekomandimet, për rishqyrtim.

Gjithashtu u formua një grup punues për Projektligjin për Kundërvajtje, si dhe dy grupe punuese për monitorimin e ligjeve për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe ktonrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë , si dhe të ligjit për provimin e jurisprudencës.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...