Lajmet e fundit
Nga vizita e Komisionit për Punë të Jashtme në Hungari
E Premte, 11.03.2016
Me ftesë të Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë Nacionale të Hungarisë, atje është duke zhvilluar një vizitë zyrtare një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga deputetja, Teuta Rugova, nënkryetare e komisionit.
Gjatë kësaj vizite, nënkryetarja , Rugova, mbajti një takim me z. Nemeth Zsolt, kryetar i Komisionit për Pune të Jashtme të Parlamentit Hungarez.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni ynë mbajti një takim edhe me komisionin homolog hungarez.
Ndër çështjet e diskutuara në këtë takim ishte rrugëtimi i Kosovës drejtë pavarësisë së saj. Me këtë rast, nënkryetarja e komisionit, Rugova, falënderoi ata për mbeshtetjen e shtetit hungarez. Delegacioni ynë, po ashtu i falënderoi homologët hungarez edhe për mbështetjen e premtuar lidhur me avancimin e statusit ndërkombëtarë të vendit tonë, si dhe mbështetjen e treguar lidhur me integrimet evropiane.
Gjatë takimit, deputetët e të dyja vendeve u zotuan se do të intensifikojnë bashkëpunimin, si mënyra më e mirë e këmbimit të përvojave ndër-parlamentare.
Përfaqësuesit e këtij komisioni, në përfundim të kësaj vizite zyrtare, do takohen edhe me z. Zsolt Csutora-zv. sekretar i përgjithshëm i shtetit.
Po ashtu, ata do të kenë një drekë pune me nënkryetarin e Asamblesë Nacionale të Hungarisë, z. Istvan Jakab.