Lajmet e fundit

Mbledhja e Kuvendit

E Enjte, 10.03.2016




Mbledhja e sotme e Kuvendit të Kosovës, e kryesuar nga kryetari, Kadri Veseli, filloi me betimin e deputetit të ri Ali Berisha, nga radhët e AAK-së, i cili do të zëvendësojë deputetin Ramush Haradinaj, pas dorëheqjes se tij.


Pastaj u vazhdua me dy pikat e përhershme të mbledhjeve plenare: deklarimi jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare. Deklarim jashtë rendit të ditës mbërriti të mbajë vetëm deputetja Alma Lama, pasi që opozita përseri hodhi gazë lotsjelles.


Pas pauzës, mbeldhja vazhdoi, nën kryesimin e nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, me deklarimet jashtë rendit të ditës nga Labinotë Demi-Murtezi, Nuredin Ibishi dhe Zenun Pajaziti, të cilët ngritën një varg çështje dhe shqëtesime të qytëtarëve. Pytjeve parlamentare ndërkaq iu përgjigjën anëtarët e kabinetit qeveritar, përkatësisht ministrat: Skender Hyseni dhe Arsim Bajrami.


Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, propozoi që të plotësohet rendi i ditës, me propozim-vendimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës për shkarkimin e anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Bajram Zogiani. Kjo pikë, pas votimit, u fut në rend të ditës.


Rendi i ditës u ndërpre përsëri nga opozita e bashkuar të cilët kërkuan fjalën. Në emër të tyre foli deputeti, Ismajl Kurteshi. Ai duke iu drejtuar kolegëve të tij deputetë, tha se të gjithë ne dijmë arsyen e kësaj gjendje momentale si dhe të gjithë e mbani përgjegjësinë për këtë situatë.


Deklaratës së Kurteshit iu kundër përgjigjën deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci si dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.


Grabovci, kërkoi që të mos merren veprime që ndikojnë në eskalimin e situates. Ndërkaq, Kryeministri, Isa Mustafa, tha se nuk e sheh ndonjë arsye që opozita të veprojë në menyre të tillë, të sulmojnë dhe të ndërpresin funksionimin normal të shtetit. Gjithashtu ai kërkoi që shkelësit e ligjit të iu përgjigjën organeve kompetente. Ndërkaq, shtoi se ai nuk është shkelës i Kushtetutës së Kosovës. Në fund të paraqitjës së tij, ai i bëri ftesë opozitës dhe qytetarëve që të iu kthehën normalitetit dhe të bëhen pjesë e zhvillimit të vendit të tyre.


Ndërsa në emer të Grupit Parlamentar të LDK-së, e mori fjalen, Teuta Sahatqija. Ajo i bëri thirrje opozitës për një mënyrë demokartike të zgjedhjes së problemeve, dhe ftoi ata që të punojnë për Kosovën pasi që nuk kemi shtetë tjetër, tha Sahatqija.


Pas vazhdimit të rendit të ditës, kryetari i Komisnionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, paraqiti shqyrtimin e propozim-vendimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës për shkarkimin e anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Bajram Zogiani, për arsye të ngritjes së aktakuzes ndaj tij për vepra penale. Kuvendi votoi për shkarkimin e tij.


Në vijim të mbledhjes Kuvendi në parim ka miratuar këto projektligje: Projektligjin për gazin Natyror, Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, Projektligjin për Energjinë Elektrike, Projektligjin për Energji si dhe Projektligjin për Rregullat e Komunikacionit rrugor.


Ndërkaq pas shqyrtimit të dytë u miratuan këto projektligje: Projektligji për Siguri ne Punë në Veprimatrinë Minerare, si dhe Projektligji për mjekësinë ligjore.


Kuvendi miratoi edhe formimin e Organit Përzgjedhës të Pavarur për zgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit me këta anëtarë: Valdete Dakaj, Asllan Krasniqi dhe Debojsha Borishiq.


Ndërsa me autorizim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, është hequr nga rendi i ditës shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme ne Kosovë.


U miratua në vijim edhe rekomandimi i Komisionit për Integrime Evropiame lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizimit Asociimit, si dhe raporti i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizim.


Në fund të kësaj mbledhjeje, Kuvendi formoi edhe Komisionet ad-hoc me propozime të atyre grupeve parlamentare që ishin të pranishëm në seancë, ajo e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe të Komisionit të Pavarur për Media.

 

 

Mbledhja e KuvenditMbledhja e KuvenditMbledhja e KuvenditMbledhja e Kuvendit