Lajmet e fundit
Kryparlamentari Veseli takoi liderin e opozitës së Shqipërisë, Lulzim Basha
E Enjte, 10.03.2016
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike (PD) të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Gjatë këtij takimi të ngrohtë, u bisedua për marrëdhëniet ndërparlamentare ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, me theks të veçantë për mundësitë e bashkëpunimit në ato fusha, në të cilat Shqipëria ka eksperiencë më të madhe, e që kanë të bëjnë me integrimet Euro-Atlantike.
Kryetari i PD-së, Basha, me këtë rast i bëri një vështrim edhe gjendjes politike në vendin tonë, ndërkaq, vlerësoi se opozita duhet të jetë më e përgjegjshme kundruall situatës së krijuar.
"Gazi nuk është model për Parlamentin", tha Basha, dhe shfaqi drojën se veprimet e opozitës do të krijojnë imazh të keq për vendin, duke penguar në rrugën e integrimeve.
Kryeparlamentari Veseli, ndërkaq, vlerësoi lartë bashkëpunimin e deri tashëm ndërmjet të dyja vendeve dhe u shpreh i bindur se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej në të ardhmen.