Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Mërkure, 09.03.2016




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Duda Balje, kryetare, ka shqyrtuar aplikacionet për zgjedhjen e drejtorit dhe të zv. drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Komisioni konstatoi se për pozitën e drejtorit kanë aplikuar 9 kandidatë, ndërkaq, për atë të zv. drejtorit, 7 kandidatë.

Lidhur me këtë, komision vendosi që intervistimi i kandidatëve të bëhet në javën e ardhshme.

Në këtë mbledhje, deputeti, Shaip Muja, ripërsëriti kërkesën drejtuar Qeverisë, që materiali lidhur me demarkacionin e kufirit, të sillet për shqyrtim në komision.

Për këtë çështje, komisioni vendosi që t'i drejtohet Kryesisë së Kuvendit.

 

 Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...