Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie sociale
E Mërkure, 09.03.2016
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale drejtuar nga Flora Bronvina, miratoi raportin për monitorimin buxhetor të skemave të ndihmës sociale dhe procedoi për miratim në seancë plenare. Gjithashtu komisioni diskutoi hulumtimin për Shëndetin Oral, i afruar nga KDI, i cili mori vlerësime të mira nga anëtarët e komisionit.
U ndanë grupet e punës për trajtimin e Projektligjit për Shëndetin Oral.
Lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për shërbimin mjekësor emergjent, i cili është në procedurë pune, nga grupet e punës, u kërkuan edhe dy jave kohë për përpunimin e disa amandamenteve të cilët janë të lidhur me implikime buxhetore. Deri tani për këtë projektligj ka përfunduar puna përgatitore për 52 amandamente.
Në fund kryetarja e komisionit znj. Bronvina kërkoi që në mbledhjen e ardhshme ministri i Shëndetësisë të njoftojë Komisionin, më saktësisht lidhur me dështimin e miratimit të Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unikredit Bank Austria AG për financimin e projektit për modernizimin e shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në QKUK.