Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim
E Mërkure, 09.03.2016
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, të cilën e kryesoi deputetja, Jasmina Zhivkoviqi, kryetare e Komisionit, u shqyrtuan: Projektligji nr. 05/L-07 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, me amendamentet e Komisionit funksional për buxhet dhe financa, si dhe Projektligji nr. 05/L-064 për patentshoferin, me amendamentet e Komisionit funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri.
Komisioni pa diskutim e përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre dy projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.