Lajmet e fundit
Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme udhëtoi në Romë
E Mërkure, 09.03.2016
Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme realizon një vizitë zyrtare në Romë dhe Budapest nga 8 deri 11 mars.
Në përbërje të delegacionit janë deputetët Teuta Rugova, Cerim Bajrami, Blerta Deliu Kodra, Elmi Reçica dhe Ismet Beqiri.
Gjatë kësaj vizite delegacioni parasheh të zhvillojë takime ndërparlamentare me komisionet homologe në Rome dhe Budapest, si me Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Komunitetin, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Emigracion të Senatit Italian, me komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit hungarez, si dhe do të realizojë edhe takime të tjera.
Me të arritur në Romë, delegacioni u prit nga ambasada jonë në Romë, si dhe e realizoi një vizitë në Ambasadë.