Lajmet e fundit

Kryetari Veseli mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari

E Diel, 06.03.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve.

Fjalën e tij të rastit, kryeparlamentari Veseli e filloi me një retrospektivë të zhvillimeve të fillimviteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Duke evokuar kujtime nga gjarjet e atyre viteve, kryetari Veseli shpalosi kronologjinë e filleve të ngjarjeve historike që sollën 5 marsin e vitit 1998.

Në vazhdim të fjalës së tij, kryetari Veseli tha se nga perspektiva e sotme, por edhe nga perspektiva e ngjarjeve të Marsit të Madh 1998, shihet pesha dhe shtrirja e burimit të flijimit të Jasharajve.


"Ai ishte i njëhershëm, edhe në përmasat e historisë botërore, mbi të cilën është ngritur liria, rrjedhimisht Republika jonë. Shënimi i Marsit të Madh sot, do të thotë një frymëzim për të çuar përpara agjendën evropiane të Republikës, për të cilën u flijuan të gjitha moshat e kombit tonë. Kjo do të thotë se nderimi i heronjve dhe i dëshmorëve të vendit e të kombit, është bërë dhe do të bëhet gjithmonë duke e jetësuar të tashmen e lirë dhe të ardhmen e ndritshme për qytetarët e Republikës, pa dallime", tha kreu i Kuvendit.


Kur kujtohet dhe shënohet Epopeja e Lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtoi kryeparlamentari Veseli, kujtohen pashmangshëm edhe qindra e mijëra gra e burra, politikanë, diplomatë e ushtarë, strategë e oficerë ushtarakë të aleancës së NATO-s, pa të cilët nuk do të ishte e mundshme liria e Kosovës.


Sa më shumë që i nderojmë dhe i respektojmë heronjtë tanë vendorë e ndërkombëtarë, tha në vazhdim Veseli, aq më shumë e nderojmë të tashmen dhe të ardhmen e vendit, të popullit e të Republikës.


"Nderimi i Komandantit legjendar Adem Jashari, nderimi i Jasharajve dhe nderimi i të gjithë dëshmorëve të vendit e të kombit tonë, bëhet çdo ditë të jetës sonë, me punë e përkushtim ndaj të tashmes dhe të ardhshmes së vendit tonë, e jo vetëm në ditët e shënuara", theksoi kryetari Veseli.


Ai tha se të gjithë së bashku, duke i ruajtur dhe kultivuar dallimet dhe ndryshimet tona, mund ta bëjmë të sotmen dhe të nesërmen më të mirë. Rruga institucionale dhe të gjitha format demokratike të mospajtimeve dhe të shprehjeve të pakënaqësisë, theksoi kryetari Veseli, vetëm sa e begatojnë Republikën, por jo urrejtja, e aq me pak dhuna dhe anarkia!


"Dita e sotme e shënimit të Marsit të Madh, le të jetë një zgjim institucional, një bashkërendim i përgjegjësive tona ligjore e kushtetuese. Sepse, kështu mund ta nderojmë gjithmonë njeri-tjetrin, edhe kur nuk pajtohemi me njeri-tjetrin. Por në fund, ne gjithnjë, për vendin tonë, merremi vesh. Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari! Lavdi dëshmorëve!", tha në fund të fjalës së tij, kryeparlamentari Kadri Veseli.

 

Kryetari Veseli mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem JashariKryetari Veseli mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem JashariKryetari Veseli mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem JashariKryetari Veseli mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari