Lajmet e fundit

Mbledhje simuluese e “Parlamentit Evropian” nga të rinj nga vende të ndryshme të Evropës

E Diel, 06.03.2016




Sot, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës, rreth 120 të rinj nga vende të ndryshme të Evropës, kanë mbajtur një mbledhje simuluese të Parlamentit Evropian, në të cilin është miratuar "Rezoluta e Këshillit të Ministrave për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës".
Para të rinjve nga Franca, Danimarka, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova, një fjalë rasti mbajti zv/ministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të vendit.
Konferenca "Modeli i Bashkimit Evropian në Kosovë", është organizuar nga Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime "iCHAT", nga Prishtina, në bashkëpunim me organizatën ‘I choose to change dhe world", nga Tirana.