Lajmet e fundit

Të premten, kryetari Veseli merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Paktit për Rininë

E Enjte, 03.03.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nesër, më 4 mars 2016, merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Paktit për Rininë, një angazhim ky i përbashkët i biznesit dhe liderëve të Bashkimit Evropian.
I iniciuar nga CSR Europe, Pakti bashkon përfaqësuesit e biznesit, arsimit, rinisë dhe institucioneve evropiane.

Në këtë ceremoni, kryetari Veseli do të mbajë një fjalë rasti.

Ora: 10:00

Vendi: Hotel "Emerald"

Ftoheni ta përcillni këtë ngjarje.

 Të premten, kryetari Veseli merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Paktit për Rininë