Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Enjte, 03.03.2016




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Duda Balje, kryetare e re e komisionit nga Grupi Parlamentar 6+, ka shqyrtuar në parim Projektligjin për mbrojtjen nga zhurma.

Lidhur me këtë, komisioni formoi grupin punues, të cilin do ta kryesojë deputetja, Emilia Rexhepi, ndërkaq, anëtarë të tjerë në këtë komision do të jenë edhe deputetët: Shaip Muja, Adem Salihaj dhe Sergjan Popoviq.

Pas rekomandimeve që do të ofrojë grupi punues, komisioni do të vendosë për projektligjin, u tha në komision.

Në këtë mbledhje është formuar edhe paneli intervistues për zgjedhjen e drejtorit dhe të zv. drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Lidhur me këtë, është vendosur që në të jenë të gjithë anëtarët e komisionit.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...