Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 02.03.2016




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të drejtuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, u shqyrtuan raportet e komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për procedurën e përgjithshme administrative.

Anëtarët e komisionit shprehen mendimet e tyre rreth vërejtjeve të Komisionit për Legjislacion lidhur me disa aspekte përmbajtësore të projektligjit. Komisioni u dakordua që vërejtjet e paraqitura t'i përcillen për rishikim Ministrisë së Administratës Publike, ndërsa më pas, vërejtjet dhe sugjerimet e dhëna, të shqyrtohet serish në njërën nga mbledhjet e ardhshme të komisionit.

 

 Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media