Lajmet e fundit

Largohen nga pjesëmarrja në seancën e sotme edhe pesë deputetë të tjerë

E Premte, 26.02.2016




Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 26 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Mytaher Haskuka, dhe Salih Salihu, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016, për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare.

 Largohen nga pjesëmarrja në seancën e sotme edhe pesë deputetë të tjerë