Lajmet e fundit

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, takoi deputetin boshnjak, Semsudin Mehmedoviq

E Premte, 26.02.2016




Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa, takoi dje kryetarin e Komisionit për Tregti të Jashtme dhe Doganë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, z. Semsudin Mehmedoviq.

Me këtë rast, kryetari i Komisionit, Mustafa, i uroi mirëseardhje mysafirit nga Bosnja dhe e njoftoi atë për çështjet ekonomike në vend, si dhe për këmbimin tregtar ndërmjet Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës. Mustafa lidhur me këmbimin tregtar tha se sikurse me shumë vende të tjera edhe me Bosnjën, ende kemi deficit të lartë tregtar. Ai tha se importi i Kosovës nga Bosnja është rreth 75 milion euro, ndërsa eksporti i Kosovës në Bosnje arrin në rreth 6 milion euro.

Përfaqësuesi i parlamentit boshnjak, Semsudin Mehmedoviq, tha se të dyja vendet duhet të bashkëpunojnë në evitimin e pengesave, në mënyrë që afaristët të kenë qasje më të madhe në rritjen e vëllimit të këmbimeve tregtare. Gjatë takimit u vu në pah se kusht për të arritura më të mëdha në këtë fushë, është liria e lëvizjes së qytetarëve dhe afaristëve ndërmjet dy vendeve.

 

Nënkryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, takoi deputetin boshnjak, Semsudin Mehmedoviq