Lajmet e fundit

Nënkryetari Haliti takoi deputetin boshnjak, Semsudin Mehmedovic

E Enjte, 25.02.2016




Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, sot u takua me kryetarin e Komisionit për Tregti të Jashtme dhe Doganë të Asamblesë Parlamentare të Bosnjes dhe Hercegovinës, Semsudin Mehmedovic.

Gjatë këtij takimi u bisedua për çështje të ndryshme, në veçanti për ato që janë në interes të qytetarëve të të dyja shtetëve.

Mendim të përbashkët ndajtën, rreth rritjës së bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave parlamentare në të ardhmen mes Kosovës dhe Bosnjës.

Gjithashtu është diskutuar edhe për mundësinë e heqjes së vizave, në mënyrë që qytetarët e të dyja shtetëve të lëvizin vetëm me letërnjoftim.

 

 

Nënkryetari Haliti takoi deputetin boshnjak, Semsudin MehmedovicNënkryetari Haliti takoi deputetin boshnjak, Semsudin MehmedovicNënkryetari Haliti takoi deputetin boshnjak, Semsudin Mehmedovic