Lajmet e fundit
Vjen për vizitë në Kosovë deputeti boshnjak, Semsudin Mehmedoviq
E Mërkure, 24.02.2016
Kryetari i Komisionit për Tregti të Jashtme dhe Doganë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, z. Semsudin Mehmedoviq, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, nga 25 deri më 26 shkurt 2016.
Nga agjenda e vizitës së z. Mehmedoviq në Kuvendin e Kosovës:
E enjte, 25 Shkurt 2016
12:00-12:20 Takim me nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti
Vendi: Zyra e nënkryetarit Haliti (Kabinet)
12:20-12:45 Takim me Z. Fikrim Damka, nënkryetar i Kuvendit,
znj. Lirije Kajtazi dhe znj. Duda Balje
Vendi: salla SII, Aneks
13:00-13:45 Takim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Vendi: salla SI, Aneks
13:45-14:00 Konferencë e përbashkët për shtyp
Vendi: hapësira para sallës SI, Aneks
15:45-16:30 Takim me z. Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për
Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i
Kuvendit të Republikës së Kosovës
Vendi: Salla S-14 Aneksi (kati përdhes)
Gjatë vizitës në Kosovës, deputeti boshnjak, Semsudin Mehmedoviq, do të ketë takime edhe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe me strukturat komunale të Prizrenit.