Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija, takoi ambasadorin hungarez, Laszlo Markusz
E Hënë, 22.02.2016
Teuta Sahatqija, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, u takua sot me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.
Duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis Kosovës dhe Hungarisë, kryetarja Sahatqija e njohu ambasadorin hungarez me punën e komisioneve parlamentare, me theks të veçantë, atij për Integrime Evropiane. Sahatqija foli edhe për angazhimet e institucioneve të Kosovës për plotësimin e kritereve që lidhen me procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke e konsideruar në këtë rast, si të domosdoshme liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ambasadori Markusz, ndërkaq, nisur edhe nga përvoja e parlamentit hungarez, përgëzoi komisionin për punën e bërë, duke i konsideruar angazhimet e tij si mjaft sfiduese, të cilat kërkojnë punë dhe ekipe të përgatitura.
Ai gjithashtu, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij dhe parlamentit, për të ofruar përvojën e tyre në këtë drejtim, me theks të veçantë, në zbatimin e MSA-së.Markusz siguroi mbështetjen e plotë të shtetit hungarez në hapat e mëtutjeshëm të Kosovës në procesin e integrimit evropian, përkatësisht liberalizimit të vizave.
Në takim i bisedua edhe Projektin e Binjakëzimit, në të cilën Hungaria është partner kryesor.