Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Enjte, 18.02.2016
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i drejtuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, mbajti sot një takim me përfaqësues të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, rreth plotësim-ndryshim të Ligjit për RTK-në.
Përfaqësuesit e Bordit të RTK-së, duke theksuar nevojën e ndryshimeve në ligj, propozuan amendamentet e tyre ne lidhje me plotësimin apo ndryshimin e tij.
Ndër tre çështjet me shqetësuese dhe me të rëndësishme që i paraqiten përfaqësuesit e RTK-së, ishin: financimi, prona dhe e platforma.
U propozua, gjithashtu, rritja e mandateve të anëtarëve të bordit dhe drejtorëve, digjitalizimi i arkivit të vjetër të ish-Radio Televizionit të Prishtinës dhe të produksionit.
Në fund, komisioni kërkoi nga përfaqësuesit e Bordit të RTK-së që të sjellin arsyetimet e tyre për çdo amendament, për të cilët ata mendojnë se duhet të inkorporohet në projektligj, në mënyrë që komisioni të vazhdojë me punën e tij.