Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 16.02.2016




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga zonja Jasmina Zhivkoviç- kryetare, u shqyrtuan katër projektligje: Projektligji nr.05/L-31 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, me amendamentet e e Komisionit funkcional për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie; Projektligji nr. 05/L-060 për Mjekësinë Ligjore, me amendamentet e Komisionit funkcional për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjene e Agjencisë Kundër Korrupsionit; Projektligji nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe të Sekuestruar, me amendamentet e Komisionit funkcional për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjene e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si dhe Projektligji nr. 05/L-062 për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare, me amendamentet e Komisionit funkcional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit, pa debat, përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

 

 Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim