Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi Punë dhe Mirëqënie sociale
E Hënë, 15.02.2016
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale miratoi Planin e punës, për vitin 2016.
Gjithashtu komisioni shqyrtoi Raportin e Monitorimit Buxhetor të skemës për ndihmën sociale. Grupin e punës për monitorim e ka drejtuar nënkryetari i këtij komisioni, z. Fikrim Damka.
Nga komisioni u konstatua, se Skema për ndihme sociale ka një buxhet shumë të vogël dhe nuk mbulon kërkesat e familjarëve në nevojë.
Raporti do të plotësohet dhe miratohet në mbledhjen e ardhshme të komisionit dhe të dërgohet për miratim në seancë plenare.