Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi përfaqësuesin rezident të FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen

E Premte, 12.02.2016




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident i FMN-së në Kosovë. Temë e takimit ishte procesi i zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Bordit të OSHP-së (Organi Shqyrtues i Prokurimit), si dhe amendamentimi dhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Prokurimin Publik.


Z. Ruud Vermeulen potencoi se rëndësia e veprimit të shpejtë në përmbushjen e këtyre dy obligimeve qëndron në faktin se prej tyre varet vazhdimi i financimit të programeve zhvillimore në Kosovë nga ana e FMN-së.


Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se Kuvendi i Kosovës, në asnjë rrethanë nuk do të paraqes asnjë lloj pengese në realizimin e obligimeve të tij, sidomos të atyre që kanë të bëjnë më zhvillimin ekonomik të vendit.


"Jo vetëm këto dy çështje, por gjëja më e mirë do të ishte që e gjithë agjenda e Kuvendit të jetë e fokusuar në sfidat ekonomike, sepse agjenda ekonomike është ajo që sot më se shumti u intereson qytetarëve të Kosovës", theksoi kryetari Veseli.

Kryetari Veseli takoi përfaqësuesin rezident të FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen Kryetari Veseli takoi përfaqësuesin rezident të FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen