Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takoi drejtuesit Agjencisë Kosovare të Privatizimit

E Premte, 12.02.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Petrit Gashi, kryeses i Bordit dhe Avni Jashari, drejtor menaxhues, me bashkëpunëtorë.


Në takim u diskutua për një varg çështjesh, të cilat vazhdojnë të jenë sfiduese për këtë agjenci dhe drejtuesit e saj.
Sipas dakordimit nga takimi i kaluar, ishte qëndrim i përbashkët i bashkëbiseduesve që lista e të gjithë uzurpatorëve të pronave publike dhe shoqërore në Kosovë, që nga viti 1999 e këtej, të bëhet publike këtë të hënë.


Kryetari Veseli falënderoi drejtuesit e AKP-së për punën tyre në krye të kësaj agjencie dhe për vendimet e tyre të rëndësishme , sidomos lidhur me listën e uzurpatorëve, për të cilën tha se nevojitet përfshirje e drejtpërdrejt e prokurorisë.


Veseli tha se ka ardhur koha për një vlerësim të procesit të privatizimit në Kosovë nga fillimet e tij deri me tani.
"Qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë me emër dhe mbiemër se kush ka privatizuar në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe se kush janë uzurpatorët dhe përfituesit e paligjshëm në Kosovë. Ka ardhur koha që manipulimet të marrin fund dhe akuzat të qartësohen. Sundimi i ligjit nuk ka alternativë", theksoi kryetari Veseli.


Në takim u bisedua edhe për mundësitë e rritjes së investimeve të huaja në Kosovë, nëpërmjet krijimit të lehtësirave, siç janë zonat e reja ekonomike, të cilat do t'u krijonin mundësi investitorëve të rinj që të investojnë në vendin tonë, duke rritur kështu prodhimin vendor dhe hapur vende të reja të punës.


U diskutua, gjithashtu, edhe për Ndërmarrjen "Trepça", si një prioritet i veçantë nacional.


Gjatë takimit, u fol po ashtu, edhe për ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që investimet në komuna të mos jenë peng i barrierave ligjore që dalin nga ligjet ekzistuese mbi pronat.

 

 

 Kryeparlamentari Veseli takoi drejtuesit Agjencisë Kosovare të Privatizimit Kryeparlamentari Veseli takoi drejtuesit Agjencisë Kosovare të Privatizimit Kryeparlamentari Veseli takoi drejtuesit Agjencisë Kosovare të Privatizimit