Lajmet e fundit

Vazhdon përkrahja për Mamografin Mobil

E Enjte, 11.02.2016




Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, znj Blerta Deliu -Kodra përcolli sot punën e Mamografit Mobil ( Ma-Mo), i cili aktualisht është në Fushë Kosovë, e ku po ekzaminohen gratë e kësaj komune nga të gjitha nacionalitetet. Me këtë rast ekipit të Ma-Mo iu dhurua një llaptop dhe një printer, donacion i mbledhur nga punonjësit e OSBE-së.


Duke falënderuar për donacionin , koordinatori i ekipit të Ma-Mo , Ardian Biçaku, njoftoi se deri me tani Ma-Mo ka qenë në 14 komuna dhe janë ekzaminuar rreth 2700 gra, nga të cilat janë diagnostifikuar 25 raste me kancer të gjirit.

Blerta Deliu Kodra duke përgëzuar ekipin për punën e mirë që po bëjnë theksoi që GGD po përcjell vazhdimisht punën e Ma-Mo, duke parë me shqetësim numrin e të prekurave me kancerin e gjirit. Ajo është shprehur se GGD i ka dhënë përkrahje edhe projektit (Ma-Mo)2, për të cilin nga buxheti janë ndarë 240 000 euro , duke sqaruar se ky mamograf statik do të vendoset në Klinikën Onkologjike.

Pastaj Oliver Schutte nga OSBE-ja ka theksuar se organizata , të cilën e përfaqëson, e ka përkrahur GGD-në në këtë projekt që nga viti 2012 dhe se ky donacion për ekipin Ma-Mo, është vazhdimësi e përkrahjes.

 

 

Vazhdon përkrahja për mamografin mobilVazhdon përkrahja për mamografin mobil