Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit
E Marte, 09.02.2016
U miratua në parim Projektligji për kundërvajtje, si dhe raporti me amendamente në Projektligjin për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskua.
Komisioni u njoftua me shkresën e Komisionit Qeveritar për personat e zhdukur lidhur me propozimin e tyre në Projektligjin për Mjekësin Ligjore.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga nënkryetarja e Komisionit, znj. Selvije Halimi, miratoi në parim të Projektligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje. Po ashtu, Komisioni miratoi raportin me amendamente në Projektligjin nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së
sekuestruar dhe të konfiskuar dhe të njëjtin e procedoi për shqyrtim të mëtejmë në komisionet kryesore.
Tutje, Komisioni u njoftua me shkresën e Komisionit Qeveritar për personat e zhdukur lidhur me propozimin e tyre në Projektligjin për Mjekësin Ligjore.
Komisioni pas diskutimeve lidhur me këtë çështje u pajtua që propozimi i tyre që ka të bëjë me nenin 15 paragrafi 1.6 i Projektligjit të propozohet për ndryshim gjatë shqyrtimit të dytë të Projektligjit në Kuvend. Në fund të takimit, Komisioni vendosi që mbledhja e radhës të mbahet me dt. 16.2.2016, në orën 11:00.