Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme

E Enjte, 04.02.2016




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i drejtuar nga Fadil Demaku, zëvendëskryetar, u mblodh sot për të shqyrtuar planin e punës së tij për vitin 2016.

Anëtarët e komisionit vlerësuan se plani i punës është gjithëpërfshirës dhe i hartuar mirë, ndërsa shprehën përkushtimin për realizimin e tij, sipas agjendës dhe dinamikës së paraparë.

Ata, gjithashtu, shprehën shqetësimin e tyre për mos prezencën në mbledhje të anëtarëve të komisionit nga grupet parlamentare në opozitë, duke vlerësuar se prania e tyre do të ndikonte në punë më efikase të komisionit.

Pas diskutimeve, komisioni miratoi planin e tij të punës për këtë vit.

 

 Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme